
21:40 22/08/2021
Gjatë vizitës në Kiev, kancelarja Merkel foli në favor të një samiti të ri për Ukrainën, për të qetësuar konfliktin në lindje të vendit.
Takimi duhet të zhvillohet me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të Rusisë, Francës dhe Ukrainës, tha kancelarja në një takim me Presidentin e Ukrainës Selenskyj. Merkeli tha se deri tani përpjekja për të qetësuar konfliktin nuk ka qenë e suksesshme. Plani i paqes solli qetësi, por ai nuk ishte as i përhershëm dhe as i qëndrueshëm. Sipas mendimit të saj, një takim i ri mund të sjellë përparime, tha Merkel.
Një temë tjetër e bisedës midis kancelares dhe kreut të shtetit ukrainas ishte tubacioni gjermano-rus i gazit natyror Nordstream 2. Selenskyj e karakterizoi tubacionin pothuajse të përfunduar si një “armë gjeopolitike”. Merkeli e hodhi poshtë këtë pikëpamje. Në të njëjtën kohë, ajo i ofroi Ukrainës të zgjasë partneritetin e deritashëm në fushën e energjisë, i cili në fakt do të përfundojë në vitin 2024.
Kancelarja kishte mbërritur të dielën paradite në Kiev. Në fillim ajo vendosi një kurorë në varrin e Ushtarit të Panjohur për të përkujtuar viktimat e Luftës së Dytë Botërore. Nazistët e sulmuan Bashkimin Sovjetik dhe bashkë me të Ukrainën 80 vjet më parë./DW
Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al