Merr formë fasada e jashtme e godinës së PD-së/ Ja momentet kur vendosen dy banerat e mëdha në selinë blu (VIDEO)









Godina e Partisë Demokratike vijon të marrë formë dita ditës, ndërkohë që kanë vijuar edhe sot punimet në fasadën e jashtme.

 

Në këto pamje të “Panoramës” mund të vihen re dy banerat e mëdha të cilat janë vendosur në pjesën e sipërme të selisë blu, me mbishkrimin Partia Demokratike dhe Zgjedhim të Ardhmen!

Punonjësit e kompanisë që kishte marrë përsipër të rifreskonte në pamjen vizuale PD-në kanë punuar me intensitet të lartë. Një ditë më parë xhamat e tejdukshëm të fasadës së godinës u veshën me letër adeziv, e cila pamundësonte shikimin nga jashtë-brenda, ndërsa letra mbante logon e Partisë Demokratike.

Në korridorin e godinës në katin e parë u hoqën disa foto nga muret anësore, ku shfaqeshin momente të suksesshme të qeverisjes së Berishës, siç ishin inaugurime të ndryshme apo futja në NATO.

Një ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi tha se selia do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificës, por jo për trafikantët e drogës që sipas tij shoqërojnë Sali Berishën.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.