Merr fund epoka e Netanyahut

22:07 13/06/2021

Pas 12 vjetësh në pushtet, Benjamin Netanyahu humbi postin e Kryeministrit pasi Parlamenti i Izraelit votoi një qeveri të re të koalicionit.

Nga 120 deputetët e Parlamentit të Izraelit, pro kabinetit të ri qeveritar votuan 60 ndërsa 59 ishin kundër.

Qeveria e re do të drejtohet nga nacionalisti i krahut të djathtë, Naftali Bennett, nga partia Yamina, i cili u betua në postin e Kryeministrit dhe do të drejtojë një koalicion të gjerë të partive.

Bennett ka një marrëveshje për ndarjen e pushtetit me një udhëheqës të një partie të qendrës.

Sipas marrĂ«veshjes sĂ« koalicionit, Bennett, i cili udhĂ«heq partinĂ« Yamina, do tĂ« ushtrojĂ« postin e kryeministrit deri nĂ« shtator tĂ« vitit 2023, dhe mĂ« pas do t’ia dorĂ«zojĂ« atĂ«, Yair Lapid, udhĂ«heqĂ«sit tĂ« partisĂ« Yesh Atid.

Netanyahu, si kreu i partisë së djathtë Likud do të jetë lider i opozitës.

MĂ« herĂ«t ai e ka sulmuar qeverinĂ« e re, duke e quajtur atĂ« njĂ« “koalicion tĂ« rrezikshĂ«m mashtrimi dhe dorĂ«zimi” dhe Ă«shtĂ« zotuar se do ta “rrĂ«zojĂ« shumĂ« shpejt”.

Ndaj Netanyahut po vazhdon gjyqi lidhur me akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Ai i mohon akuzat.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për sigurinë e Izraelit dhe do të punojnë me qeverinë e re. /REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *