Merr fund ferri për civilët e bllokuar në fabrikën e çelikut

merr fund ferri per civilet e bllokuar ne fabriken e celikut
merr fund ferri per civilet e bllokuar ne fabriken e celikut

08:43 08/05/2022

Të gjithë të moshuarit, fëmijët dhe gratë janë evakuuar nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Lajmin e ka njoftuar Rusia dhe Ukraina. Operacioni për shpëtimin e tyre nisi një javë më parë dhe koordinohej nga Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq. Këto organizata nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Forcat ukrainase janë duke u strehuar ende në bunkerët poshtë kompleksit metalurgjik. Trupat ruse e kanë rrethuar prej kohësh atë që konsiderohet pjesa e fundit e papushtuar në Mariupol dhe e ka bombarduar fuqishëm. Rusia kërkon dorëzimin e ushtarëve të batalionit Azov.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura se ku ndodhen të evakuarit. Presidenti Zelensky tha se më shumë se 300 civilë janë shpëtuar nga uzina, ndërkohë që Ministria e Mbrojtjes ruse dha një numër më të ulët, rreth 51 persona të shpëtuar gjatë 3 ditëve.

Zelensky tha se do të vijojnë përpjekjet diplomatike për të nxjerrë jashtë Mariupolit edhe personelin ushtarak.

Marrja e Mariupolit është shumë e rëndësishme për trupat ruse pasi do të plotësojnë një urë tokësore mes Krimesë dhe rajonit të Donbasit si dhe do t’u japë atyre kontroll të plotë të më shumë se 80% të bregdetit të Ukrainës në Detin e Zi. Për ta bërë këtë, ata kanë lëshuar raketa dhe artileri të rëndë në Mariupol duke shkatërruar më shumë se 90% të qytetit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts