Merr fund rezistenca afgane/ Lugina Panjshir bie në duart e talebanëve, Afganistani nën kontrollin e plotë të grupit të armatosur

Lugina Panjshir tashmë është në duart e talebanëve. Luftëtarët e rezistencës u dorëzuan dhe talebanët tashmë kanë kontrollin e plotë të Afganistanit.

Panjshir4

Lajmi është bërë i ditur nga Bilal Karimi, një zëdhënës i lëvizjes islamike.

” Panjshir ka hyrë në kontrollin e plotë të Emiratit Islamik ,” tha Karimi në Twitter.

Tre burime të tjera talebane , të cituara nga Reuters, thanë se lëvizja tani ka kontroll të plotë mbi të gjithë Afganistanin.

E përditshmja turke Yeni Safak , duke cituar korrespondentin e saj në Kabul, gjithashtu raportoi se Panjir kishte rënë nën kontrollin e talebanëve, duke theksuar se luftime të rënda kishin shpërthyer në provincë më herët.

Një burim në selinë e policisë në Kabul tha gjithashtu se Panjshir ishte pushtuar nga talebanët.

Misioni diplomatik afgan i kishte thënë më herët Ria Novosti se nuk do të komentonte situatën në vend derisa të sqarohej situata. Në të njëjtën kohë, ambasada vazhdoi punën, duke ofruar shërbime konsullore për qytetarët e vendit të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *