Merr fund telenovela Wanda-Icardi/ Nga divorci te ribashkimi, 34-vjeçarja i rrëfen të gjitha: I dhamë fund martesës, por zgjodhëm sërish njëri-tjetrin

Telenovela mes Wanda Nara dhe Mauro Icardi po merr një kthesë të re. 34-vjeçarja me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka vendosur të falë asin e Paris Saint-Germain, i cili përflitet se e ka tradhtuar me aktoren, Cina Suarez.

Mirëpo, tradhtia e Icardit nuk kaloi aq lehtë pasi të dy firmosën letrat e divorcit, por shumë shpejt e kuptuan se nuk mund të jetonin të ndarë dhe së bashku vendosën t’i jepnin një tjetër shans lidhjes së tyre.

“Fotografitë që kam ngarkuar muajt e fundit tregojnë se sa të mirë dhe sa të lumtur ishim. Unë u lëndova nga ajo që ndodhi. Çdo ditë i kërkoja Mauros divorc. Kur e kuptoi që nuk kishte më kthim, më tha se nuk mund të vazhdonim kështu, se nëse ndarja ishte e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund dhimbjes, atëherë duhet ta bënim. Shkuam te avokati dhe brenda dy ditësh kishim firmosur letrat e divorcit.Të nesërmen më shkroi një letër, diçka që nuk e kishte bërë askush më parë “Të dhashë gjithçka, shpresoj të jesh e lumtur sepse kështu do të jem i lumtur edhe unë”. Pastaj kuptova diçka: se nuk do të kisha asgjë nëse nuk do të isha me të. Jam i sigurt se kjo situatë e vështirë që po kalojmë do të na bëjë më të fortë si çift dhe si familje. E rëndësishme është që ne të dy patëm lirinë për t’i dhënë fund lidhjes sonë 8-vjeçare, por përsëri zgjodhëm njëri-tjetrin. Të dua Mauro Icardi”-ka thënë ajo në postimin e saj.

Ky postim i saj është ripostuar nga ylli argjentinas në Instagram i cili e shoqëron edhe me një zemër.

Icaedi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *