Merr përmasa tragjike sulmi në Odessa, humb jetën edhe një foshnje 3-muajshe, Zelenksy shpërthen ndaj rusëve: Bastardë!

Është rënduar akoma më tepër bilanci në qytetin jugor të Odesas në Ukrainë. Bombardimet u kanë marrë jetën 8 personave mes tyre një foshnjeje 3 muajshe pasi shtatë raketa goditën qytetin.

Për këtë ka reaguar edhe presidenti Zelensky i cili gjatë fjalimit u emocionua.

“Ata vranë një foshnjë tre muajshe”, tha ai. “Lufta filloi kur kjo foshnjë ishte një muajshe. E imagjinoni dot se çfarë po ndodh? Ata janë thjesht bastardë. Thjesht bastardë. Nuk kam fjalë të tjera për të përdorur në këtë kontekst. Ata janë thjesht bastardë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.