“Merreni bëjeni prapë kryetar parlamenti”/ Zhupa: Turp! Dje mbledhje e paligjshme, sot doni t’i jepni një mandat të dytë Gjinushit

Deputetja e PD-së Ina Zhupa e cilësoi të paligjshëm mbledhjen e djeshme të komisionit vetëm nga deputetët e maxhorancës që kaluan projektligjin për Akademinë e Shkencave.

Zhupa tha se dje është kryer një mbledhje e paligjshme, 4 minuta.

“Unë kam qene aty dhe nuk kishte mbledhje, të na japin një njoftim. Gjinushin merreni bëjeni prape kryetar parlamenti, se me të njëjtën arrogancë do ta qeverisë. Është turp që një tempull dije, si akademia e shkencave, sot është pa kryetar të ligjshëm, ju sot doni të votoni që Gjinushi mbi moshën 70 vjeç të marrë një mandat të dytë.
Ju dy projektligjet e tjera mund ti kaloni por këtë nuk e kaloni dot se nuk ka pasur mbledhje të rregullt. Për Gjinushin e protokolluat në orën 2 dhe e bëtë në orën 12. Po çfarë ka më shumë Gjinushi?”, tha Zhupa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts