Merret peng anija britanike në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe, akuza ndaj Iranit

Zyrtarët britanikë kanë paralajmëruar për një “rrëmbim të mundshëm” të një anije në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Në një deklaratë, Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) këshilluan që anijet pranë Fujairah në Gjirin e Omanit të kenë kujdes ekstrem.

Ajo nuk ka dhënë asnjë detaj të incidentit ose anijeve të përfshira.

Gjiri i Omanit lidh Detin Arab me Ngushticën e Hormuzit – një rrugë kryesore e transportit ndërkombëtar.

Një zëdhënës i Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar tha se po heton urgjentisht raportet e një incidenti në një anije në brigjet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

UKMTO fillimisht kishte paralajmëruar anijet për një incident para se të deklaronte një “rrëmbim të mundshëm” orë më vonë.

Më herët gjatë ditës, katër cisterna nafte raportuan se ata “nuk ishin nën komandë”, që zakonisht do të thotë se një anije ka humbur fuqinë dhe nuk mund të drejtojë. Njëra nga anijet më vonë filloi të lëvizte, raporton agjencia e lajmeve AP.

Një avion patrullimi detar i Forcave Ajrore të Omanit u pa duke fluturuar mbi det në të njëjtën kohë, sipas të dhënave nga FlightRadar24.com.

Ministria e Jashtme e Iranit tha se raportet që përfshinin disa anije të martën ishin “të dyshimta” dhe paralajmëroi kundër çdo përpjekjeje për të “krijuar një atmosferë të rreme” kundër Teheranit.

Incidenti vjen më pak se një javë pasi një cisternë nafte u sulmua nga një dron në Oman, duke vrarë dy persona.

SHBA, Britania e Madhe dhe Izraeli fajësuan Iranin për sulmin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *