Merret vendimi, festivali i Eurovision do të ketë publik

17:43 01/04/2021

Festivali i Eurovision do të ketë publik. Sot është marrë vendimi dhe organizatorëve u është dhënë leja që të ketë 3.500 spektatorë. Ka qenë qeveria holandeze që ka marrë këtë vendim të vështirë për shkak të pandemisë.

Këtë vit festivali do të mbahet në skenën Ahoy Arena të Roterdamit në Maj, pasi u anulua vitin e kaluar. Sipas planit, i gjithë publiku do duhet që të ketë një test negativ për Covid para se të futen në sallën ku do performojnë këngëtarët.

Organizatorët e Eurovision e mirëpritën vendimin dhe thanë se do të përgatiteshin për të marrë të gjitha masat që festivali të zhvillohet në mënyrë të sigurt.

Organizatorët kanë thënë se shumë shpejt do të tregonin më shumë detaje lidhur me festivalin. Në festival do të marrë pjesë dhe Shqipëria, që do të përfaqësohet nga Anxhela Periteri me këngën karma./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *