Merret vendimi, New York-u bëhet shteti i 15-ë amerikan që legalizon marihuanën

Deputetët e Kongresit të shteti të New York-ut, kanë miratuar ligjin, i cili i hap rrugë legalizimit të marihuanës tek të rriturit.

Me këtë vendim, New York-u bëhet shteti i 15-ë amerikan që ka legalizuar këtë lloj droge, për qëllime rekreative. Ligji është miratuar me 40 vota për dhe 23 kundër.

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, është shprehur entuziast për miratimin e këtij ligji, e është shprehur se mezi po pret ta nënshkruaj. Vendimi është përshëndetur edhe nga një grup aktivistësh të njohur me emrin NORML, të cilët kanë sqaruar se çdo vit në New York, mijëra qytetarë arrestohen për shkak të konsumimit të kësaj droge.

Administrata e guvernatorit demokrat, Andrew Cumo, kohë më parë pati vlerësuar se legalizimi i marihuanës në këtë shtet, do të mund t’i sillte këtij vendi rreth 350 milionë dollarë në vit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *