Mes lotësh, Namik Dokle flet për humbjen e vëllait nga COVID! Ish-deputeti tregon këshillën që i dha ministrit socialist: Mos shkelni ligjin e rëndësishëm ekonomik









Ish-deputeti socialist Namik Dokle është rikthyer tashmë sërish si shkrimtar me një libër të frymëzuar nga pandemia e COVID. I ftuar në Euronews, ai tregoi mes lotësh betejën me këtë sëmundje dhe si ajo i mori jetën vëllait të tij.

Screenshot-2021-11-23-184241 (1)

“Gjithashtu ka humbur jetën nga COVID-i edhe im vëlla. Unë vetë me bashkëshorten e kemi kaluar jo lehtë COVID-in dhe ndërkohë elementi tjetër është që një nga vajzat e mia që është mjeke në Itali dhe ajo gjatë gjithë periudhës së COVID-it ka qenë e angazhuar në një spital COVID-i dhe ka qenë në vijën e parë”, u shpreh Dokle.

Ai foli për politikën sot ku theksoi se e ndjek atë si një qytetar i thjeshtë. Për të përkufizuar situatën politike, Dokle përdori titullin e romanit të tij të parë duke e cilësuar atë si të mjegullt.

Dokle shtoi se mban kontakte me disa nga kolegët socialistë por përpiqet të qëndrojë larg zhvillimeve politike. “Kam kontakte me kolegët socialistë. Me zotin Rama është i ngarkuar nuk kam kontakte të shpeshta. Por me shumë kolegë të mi kam. Po të isha në parlament do studioja ligjet, ndryshimet e amendamenteve.

Tani nuk dëgjoj fjalimet e parlamentit. Sot lexoj Gabriel Garcia Marquez, Juan Rulfon, Ismail Kadarenë, poezitë e Dritëro Agollit, lexoj Murakamën e të tjera me radhë, e nuk merrem të dëgjoj se çfarë thotë njëri e çfarë thotë tjetri. Sot ndjek vetëm një edicion lajmesh në ditë sa për të ditur çfarë ndodh në vendin tim”, tha ai.

Ai theksoi se kur është shkëputur nga politika një nga ministrat e ka pyetur se çfarë sugjeron duke zbuluar edhe këshillën që i ka dhënë.

“Në fillimet e para kur sapo isha shkëputur më pyeti një nga ministrat çfarë sugjeron. Si të duket puna e qeverisë. Meqë ishte ministër që kishte të bënte me ekonominë unë sugjeroj të mos shkelni ligjin e rëndësishëm ekonomik për prioritetin e investimeve prodhuese në raport me ato jo prodhuese. Sepse vetëm investimet prodhuese zhvillojnë ekonominë, shtojnë vendet e punës, zhvillojnë prosperitetin e vendit”, u shpreh Dokle.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *