Mes pacientëve të shtruar në spital në Kosovë edhe 3 fëmijë, një prej tyre i intubuar, tjetri 7 muajsh

Në Klinikën e Pediatrisë pranë QKUK-së, për shkak të infektimit me koronavirus, një dy vjeçar është në gjendje të rëndë shëndetësor dhe po ashtu është i intubuar, ndërsa dy të tjerë njëri 7 muajsh e tjetri 7 vjeçar janë në gjendje më të qëndrueshme.

Kështu ka njoftuar ushtruesja e detyrës se drejtoreshës së Klinikës së Pediatrisë, Violeta Grajqevci-Uka e cila tha se këta fëmijë nuk kanë ndonjë sëmundje tjetër shoqëruese.

Grajqevci-Uka tha për KosovaPress se dy-vjeçari për shkak të gjendjes së rënduar sot është futur në respirator dhe se tash e 1 javë është i shtrirë në këtë klinik. “Momentalisht në repartin COVID në Klinikën e Pediatrisë janë të hospitalizuar tre fëmijë, dy fëmijë prej tyre janë në gjendje stabile …08’28 Fëmija për momentin është me respirator dhe deri më tani para dy orëve ka qenë me CPAP dhe për shkak të përkeqësimit mjekët e repartit e kanë vendosur së bashku me anesteziolog me respirator dhe është në gjendje mjaftë të rëndë. Mosha e fëmijës është dy vjeçare, është gati 1 javë që qëndron në Klinikën e Pediatrisë momentalisht është pranuar në repartin Intensiv për shkak të gjendjes së rëndë…..09’17 Këta dy fëmijët tjerë njëri është shtatë muaji dhe tjetri është 7 vjeçare, gjendja e tyre momentalisht është stabel, nderkohe qe ata janë pranuar mbrëmë por po vazhdojnë me trajtim spitalor”, theksoi ajo.

U.D. e drejtoreshës së Klinikës së Pediatrisë thotë gjatë kësaj jave ka një rënie të lehtë të rasteve me COVID që kërkojnë hospitalizim, por që vetëm gjatë muajit gusht deri 50 fëmijë kanë kërkuar trajtim si pasojë e infektimit.

“Trajtim ambulator gjatë 24 orëve të fundit në Klinikën e Pediatrisë këtë javë e kemi diçka më të qetë më së shumti kemi pasur diku deri në 12 rasteve gjatë 24 orëve të trajtimit dhe që janë të diagnostikuar me COVID por që nuk kanë kërkuar trajtim spitalor por vetëm trajtim ambulator. Javën e kaluar kemi pasur më shumë për arsye se ndoshta vala ka qenë më e shpeshta e rasteve që janë lajmëruar në Klinikën e Pediatrisë me COVID pozitivë diku deri 22 fëmijë kemi pasur me COVID që janë deklaruar në Ambulancën e pranimit…..Dikur deri në 50 fëmijë gjatë gushtit kanë qenë të hospitalizuar me COVID-19 duke marr parasysh që prej janarit e deri më tani diku janë më shumë se 110 fëmijë të hospitalozuar në Klinikën e Pediatrisë që janë diagnostikuar me COVID-19”, u shpreh Grajqevci-Uka.

Grajqevci-Uka këshillon që të vaksinohen edhe moshat e lejuara të fëmijëve sidomos tani kur edhe do të nis viti shkollor.

“Vaksinimi mbron shumë sidomos janë fëmijët që tashmë kemi një shifër më të madhe të fëmijëve që janë prekur me variantin e ri të SARS-COV2 unë i këshilloj prindërit që sa më shumë fëmijë të vaksinohen për shkak se i mbron shumë se i mbrojnë të rritur familjarët por edhe vetveten sepse tash fillon edhe viti shkollor edhe infeksionet përhapja e këtij virusi mundet me qenë edhe më e shpeshtë tek personat që nuk janë të vaksinuar në mënyrë që të parandalohet ky infeksion vaksinimi kishte me qenë mënyra më e duhur sidomos për rastet për kanë imunitet të komprometuar atëherë ata domosdo duhet vaksinuar” , u shpreh ajo.

Në vetëm 24 orët e fundit raporti i IKSHP ka njoftuar se pozitiv më COVID-19 nga 0-9 vjeç kanë rezultuar 12 fëmijë, ndërsa nga 10-19 vjeç pozitiv janë 38 raste. Ndërsa, në gjithë Kosovë pozitiv me COVID-19 janë 920 persona, ndërsa betejën me koronavirus e kanë humbur 28 qytetarë të Kosovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *