Mes Ronaldos dhe Salah, Salmakers ka fobi “Djallin”: Milanin e bëj unë të këndojë!









Nga Aleks Salmakers gjithmonë pritet një magji. Ai po zë vend gjithmonë e më shumë brenda Milanit e tashmë konsiderohet si i paprekshëm. Belgu ka dhënë një intervistë për televizionin e klubit duke ofruar një version të tijin që nuk e kemi lexuar shpesh.

SALEMAKERS 1

Ta nisim te pasioni për “PlayStation”. Me kë luani më shpesh?

Unë e kam pasion, por Tonali dhe Maldini luajnë më tepër sesa unë. Edhe Ibra luan me ne ndonjëherë, por ai preferon lojëra me luftë të cilat unë nuk i kam fort qejf.

Po futboll me kë luani?

Për mua është një lojë. Njerëzit shkojnë nëpër stadiume për të parë driblime apo kalime spekakolare. Është shumë e rëndësishme që të argëtohemi edhe ne kur luajmë. Normal, pa harruar udhëzimet e trajnerit.

Ku mendoni se mund të përmirësoheni?

Përpara porte. Të gjithë presin që të shënoj më shumë e unë po punoj në këtë aspekt. Do të ishte shumë e rëndësishme për ekipin dhe po ashtu për mua duke qenë se jam pjesë e atyre me detyra sulmuese.

Më mirë një gol apo një asist?

Unë do të zgjidhja pasimin vendimtar, megjithëse nuk do të ishte keq që t’i bëja mirë të dyja.

Pas Milan-Juve (4-2) u përqafuat me Ronaldon. Kaq shumë e admironi?

Për mua ishte një ëndërr e bërë realitet, pavarësisht se nuk më besohet edhe sot kur i shoh ato imazhe. Kur përfundoi ndeshja, të gjithë më pyetën, por unë nuk e shpjegoja dot me fjalë emocionin që kisha ndier. Do të doja shumë të isha si për sa i përket aftësisë për të shënuar në çdo ndeshje.

Përse keni zgjedhur numrin 56?

Sepse atë mbaja që kur isha tek Anderlehti. Që nga ajo kohë më ka sjellë fat dhe duke qenë se jam besëtytë më ndodh që t’i përsëris veprimet që më duken fatsjellëse. Edhe kur futem në fushë, bëj dy kërcime mbi këmbën e djathtë e më pas hidhem në ajër me të dyja.

Cili mund ta fitojë “Topin e Artë” pas pesë vitesh?

Ibra jo një herë sepse është pak më vonesë (qesh). Unë zgjedh njërin mes Maldinit dhe Leaos sepse janë dy fenomenë. Më pëlqen shumë t’i shoh kur luajnë sepse kanë cilësi të mëdha, pavarësisht se nuk janë në momentin e tyre më të mirë në karrierë. Jam i bindur se së shpejti do të jenë fenomenë.

Po ju çfarë cilësish keni?

Nuk mund të them se jam më i fortë se ndonjë tjetër, nuk më pëlqen të flas për veten. Preferoj të bëj punën time, e di çfarë duhet të bëj e si duhet të punoj, por të flas për veten nuk më pëlqen.

A do të publikonit një këngë në bashkëpunim me Leaon?

As që e çoj nëpër mend. Plus nuk di të them nëse jam unë këngëtar më i mirë. Mua më pëlqen të kërcej, sidomos me ritme afrikane. Ndoshta këndoj unë më mirë, por nuk ia them sepse dua që Rafaeli të marrë kurajë.

Cili është stadiumi më i bukur ku keni luajtur?

“San Siro”.

Cila është fobia më e madhe?

Djallin. Nuk di si ta shpjegoj.

Kush janë idhujt tuaj të fëmijërisë?

Ronaldo, sepse për mua mbetet më i forti në qarkullim.

Cili nga shokët e ekipit ju përgjigjet më me vonesë?

Benaser.

Si e keni më të vështirë të shënoni?

Me kokë. Më duket shumë e ndërlikuar.

Kush është ai që dëgjon muzikën më të keqe në skuadër?

Kalabria. Dëgjon muzikë elektronike. Një herë vendosi ai çfarë të dëgjonim dhe ajo ishte hera e fundit.

Cili është anësori ofensiv më i mirë në qarkullim?

Salah. E tregon në çdo top që prek. Duket sikur ai me topin janë shokë të ngushtë. Nuk gabon kurrë e çdo lëvizje e bën me një lehtësi të llahtarshme. Bën gola, jep asiste. Është fantastik. Edhe unë po punoj që të përmirësohem.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.