“Mes viktimave ka edhe të huaj”, vetëm 1 i mbijetuar nga tragjedia në Itali

20:20 23/05/2021

14 është bilanci tragjik i aksidentit të rëndë të ndodhur gjatë orëve të mesditës, këtë të diel, në Veri të Italisë. Shkak u bë shkëputja e një kabine teleferiku. 15 personat që ndodheshin në të, ranë nga rreth 300 metra lartësi. Ngjarja tragjike ndodhi në një zonë malore pranë liqenit të njohur gjerësisht nga turistët si Lago Maggiore.

13 persona u konfirmuan të vdekur rreth orëve të pasdites, ndërsa dy fëmijët të moshës 5 dhe 9 vjeç u dërguan në gjendje të rëndë në spitalin e Torinos.

Fatkeqësisht, gjatë mbrëmjes, mediat italiane konfirmuan se fëmija 9 vjeç nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.

Shkaqet e tragjedisë janë ende të paqarta. Viktimat mësohet se ishin turistë të nisur nga qyteza e Stresas për një udhëtim panoramik i cili zgjat rreth 20 minuta me teleferik drejt lartësive.

Sipas autoriteteve italiane, mes viktimave ka edhe shtetas të huaj. Megjithatë operacioni për identifikimin e tyre vijon ende./tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *