Mesazh zanor 24 orë para krimit/ Vrasja e Xhimi Bakajt, flet bashkëjetuesja: Xhuljano kur e pa i shkoi me vrap dhe e goditi me biçak, kishte 4 plagë në zemër dhe 3 në bark

mesazh zanor 24 ore para krimit vrasja e xhimi bakajt flet bashkejetuesja xhuljano kur e pa i shkoi me vrap dhe e goditi me bicak kishte 4 plage ne zemer dhe 3 ne bark



































Bashkëjetuesja e Xhimit Bakajt, 23-vjeçarit që u vra me thikë nga Xhuljano Miho, i cili është bashkëshorti i saj, me të cilin kanë dy fëmijë, ka rrëfyer në emisionin me “Zemër të Hapur” në News24, momentin e ngjarjes tragjike.

xcccc

Ajo është shprehur se 24 orë para ngjarjes 39-vjeçari i ka dërguar një mesazh zanor ku e kërcënuar.

Më pas nëna e dy fëmijëve tha se ditën kur ndodhi krimi  Xhuljano ka shkuar në banesën e saj dhe ka nisur t’i flasë me fjalë ofenduese në mënyrë që kjo e fundit  t’i kthehej dhe ta shikonin njerëzit, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Disa momente me vonë ka kaluar viktima, i cili sipas 27-vjeçares nuk e kishte mëndje dhe po qëndronte në telefon, por autori në atë moment i shkon me vrap nga mbrapa dhe e godet me biçak në bark, duke bërë që fillimisht i riu të largohej me vrap, por pa mundur t’i shpëtoj Xhuljanos, që sipas saj e kishte goditur 7 herë viktimën.

Bashkëjetuesja e Xhimi Bakajt: Më ka sjellë një mesazh zanor 24 orë para krimit, atë ditë nuk kam dalë nga frika as në darkë dhe as gjatë ditës. Ditën tjetër dola me frikë dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Kisha ca punë në shtëpi dhe i thash motrës merr fëmijët  dhe dil përpara. Vjen Xhuljano dhe flet fjalë që unë të reagoja keq dhe të dëgjonin njerëzit, por nuk fola. Në atë moment vjen Xhimi kalon por as nuk e shikon, ndërsa Xhuljano i shkoi me vrap nga mbrapa dhe e goditi në bark, unë i thash Xhimi vrapo.

Në moment Xhuljano vjen, sikur nuk kishte bërë asgjë. Unë po kërkoja për Xhimin, me tha një djalë që është në tokë, kam shkuar e kam parë të shtrirë në tokë, kishte marrë 4 thika në zemër dhe 3 në bark.

Në moment kam marrë policinë dhe ambulancën. Ambulanca erdhi mori Xhimin, unë i kërkova policisë të më dërgonte në spital, ata pranuan dhe më thanë t’i ndihmoja që të gjenim autorin, por morëm vesh që Xhuljano ishte arrestuar.

Nga spitali me thonin që është mirë, ja për pak do të japim telefonim, ndërkohë që trupi i Xhimit kishte mbërritur në shtëpi.

Vijon…

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts