Mesazhe ngushëllimi nga e gjithë bota për Berlusconin

[embedded content][embedded content]

20:51 12/06/2023

Von der Leyen: Njeriu që drejtoi Italinë gjatë tranzicionit politik

Të shumta kanë qenë reagimet pas ndarjes nga jeta të ish-Kryeministrit italian Silvio Berlusconi.

Ndër të parat që reaguan ishin Presidentja e Komisionit Europian, Ursula fon der Layen dhe ajo e Parlamentit Europian Roberta Metsola.

Ato e cilësuan Berluskonin si politikanin më të rëndësishëm të tranzicionit politik në Itali, me një kontribut të paharrueshëm.

Papa Françesku, në mesazhin e ngushëllimit për familjarët e tij tha se sot Italia vajton humbjen e një protagonisti në politikën vendase.

Ngushëllime shprehën edhe Kryeministri hungarez Viktor Orban, izraeliti Benjamin Netanjahu dhe Presidenti rus Vladimir Putin.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts