Mesazhet e diplomatëve/ Yuri Kim: Demokracia kërkon informacion të saktë. Soreca: Liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë



181295786_10158225757060838_5291746281740517078_n

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, diplomatët e huaj në vendin tonë kanë dhënë mesazhet e tyre duke e vënë theksin tek liria e shtypit si gur themeli i shoqërive demokratike.

Në një postim në Twitter, ambasadorja amerikane Yuri Kim shkruan:

Shtetet e Bashkuara riafirmojnë mbështetjen për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë.

Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe akses në informacione të faktuar dhe të saktë, të siguruar nga media të pavarura”.

Gjithashtu ambasada amerikane në Facebook shkruan se: “Media e pavarur është thelbësore për demokracitë e gjalla dhe të qëndrueshme.

Gazetaria ka një rol kyç në luftën kundër korrupsionit, në nxjerrjen në pah të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe në shpërndarjen në publik të informacionit të besueshëm. Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, ne falënderojmë gazetarët dhe punonjësit e medias në të gjithë botën“.

Ndërsa ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca shkruan në postimin e tij:

“Liria e shtypit është një gur themeli i shoqërive demokratike, e cila mund të lulëzojë vetëm nëse qytetarët kanë akses në informacion të besueshëm. Liria e shtypit do të thotë siguri për të gjithë”.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *