Mesazhi i presidentit Meta: Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, ka qenë katastrofë për rajonin!








Gjatë vizitës së tij në Shkup, presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve pasi kjo çështje është provuar dhe ka dështuar, duke qenë katastrofë për rajonin.

Meta

Kreu i shtetit thekson se e vetmja zgjidhje është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane.

DEKLARATA

Në rajonin tonë, nuk ka kombe të mëdha dhe kombe të vogla.

Në rajonin tonë duhet të ketë vlera europiane, që mbrohen dhe respektohen njësoj nga të gjithë.

Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qenë një katastrofë për rajonin.

E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane. Kjo do të garantonte dhe konsolidonte paqen, stabilitetin, sigurinë, do të forcojë bashkëjetesën ndëretnike dhe do të përmirësojë klimën e biznesit dhe besimin tek e ardhmja.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.