Mesazhi i rrallë i Papa Françeskut për largimin e të rinjve shqiptarë nga vendi. Çfarë iu kërkon atyre (Video)

mesazhi i rralle i papa franceskut per largimin e te rinjve shqiptare nga vendi cfare iu kerkon atyre video
mesazhi i rralle i papa franceskut per largimin e te rinjve shqiptare nga vendi cfare iu kerkon atyre video

Në një mesazh të rrallë drejtuar të rinjve shqiptarë, Papa Françesku u bën thirrje që të mos largohen nga Shqipëria, por të qëndrojnë dhe ta përmirësojnë vendin e tyre.

“Atdheu ka nevojë për ju”, thotë ndër të tjera Papa në një mesazh video të shpërndarë nga Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë.

“Për ju të rinj shqiptarë, një urim të përzemërt. Punoni për atdheun që të përparojë. Atdheu ka nevojë për ju. Zoti iu bekoftë. Lutuni për mua”, thotë midis të tjerash Papa.

“Papa Francesku e don shumë popullin tonë, Të dashur miq, sot ju bëj surprizën e përshëndetjes që kërkova për ju, Papa Franceskut. Ai veçanërisht ka fjalë inkurajuese për të rinjtë shqiptarë që të punojnë për atdheun e tyre, që të ecë përpara, se atdheu ka nevojë për të rinjtë”, shkruan Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësit Arjan Dodajt, i cili e ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts