Mesfushori i Polonisë ka komplimente për kuqezinjtë: Na bënë t’i vraponim mbrapa





Përfaqësuesja shqiptare ka dalë e mundur me një rezultat të thellë 4-1 nga ndeshja me Poloninë. Por kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja, kanë marrë komplimente edhe nga kundërshtarët sidomos për lojën që zhvilloi në pjesën e parë në Varshavë.

moder bare

Jakub Moder, mesfushori i cili aktivizohet me Brajton në kampionatin anglez, vlerësoi pas sfidës se ekipi kishte bërë gabime, por të paktën kishte arritur objektivin që kishte në këtë sfidë.

“Mendoj se objektivi ynë për këtë ndeshje ishte një, që të fitonim. Dhe ne ia dolëm. Kishte disa anë negative, sidomos në pjesën e parë. Ne shënuam një gol dhe duhej të mbyllnim këtë ndeshje në mënyrën tonë. Ne i dorëzuam mesfushën shqiptarëve dhe ata krijuan disa situata.

Në pjesën e dytë, shqiptarët luajtën me presing të lartë për një periudhë të gjatë, ranë fizikisht dhe ne përfituam nga kjo situatë. Por mesfushorët e tyre shkonin shumë në krahë, na u desh t’i ndiqnim nga mbrapa dhe lamë qendrën e boshatisur. Kjo është ajo që duhet të analizojmë”, tha Moder.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *