Mesfushori ndez “finalen” mes iberikasve, Toni Kros: Nuk mjaftohemi me Spanjën, duam trofeun

mesfushori ndez finalen mes iberikasve toni kros nuk mjaftohemi me spanjen duam trofeun



































Mesfushori Toni Kros është shfaqur i bin dur te kualitetet e Gjermanisë për të eliminuar Spanjën e talenteve. Madje 34-vjeçari e hedh vështrimin larg, fitimin e trofeut.

KROS

RIVALI – “Ne e kemi parë Spanjën deri në detaje. E dimë se ku qëndrojnë pikat e tyre të forta dhe të dobëta. Do të ketë shumë cilësi në fushë të premten nga të dyja palët. Dy skuadra do të përballen me njëra-tjetrën që preferojnë të kenë topin. Spanjollët luajnë më mirë me topin, por edhe ne nuk mbetemi mbrapa. Mund të presim një lojë interesante. Ndjenja ime më thotë se nuk do të jetë e mërzitshme. Jemi përgatitur mirë”, pohoi Kros.

ÇEREKFINALET – “Nëse shikonit përpara për turneun, kishte dyshime të mëdha nga të gjitha anët. Prandaj, mendoj se kemi arritur një objektiv të caktuar minimal. Pavarësisht sesi do të përfundojë ndeshja, nuk do të flitet më për një katastrofë pas Kampionatit Europian. Megjithatë, avancimi nuk do të ishte një bonus, sepse qëllimi ynë është të fitojmë turneun. Tani jemi në një fazë ku donim të ishim. Por synimi ynë është të shkojmë shumë më tej, dhe ne jemi të bindur se mund ta bëjmë këtë.

FUNDI I KARRIERËS – “Nuk jam nostalgjik dhe nuk kam shumë frikë nga fundi i karrierës sime sepse është një vendim që e kam marrë vetë. Do të ketë momente kur do të më mungojë futbolli. Nuk do të ketë më kurrë diçka që mund të bëj si të luaj futboll”, vijoi lojtari me numër “8” te Gjermania.

MENTALITETI FITUES – “Ju mund të ilustroni mentalitetin ose besimin fitues, por është e vështirë ta përcillni atë. Ju duhet ta ndjeni dhe ta përjetoni dhe nëpërmjet kësaj besimi juaj rritet gjithnjë e më shumë. Optimizmi i ekipit tonë është rritur jashtëzakonisht gjatë muajve të fundit. Kishim disa situata të vështira. Fitorja kundër Holandës në mars na dha shumë shpresë, sepse fituam lojën kundër një kombëtareje të madhe. Në ndeshjet e mëparshme të Kampionatit Evropian, jo çdo gjë shkoi gjithmonë siç ishte planifikuar, por mund të shihni hapat e ardhshëm. Kjo është e rëndësishme për një ekip”.

TROFEU – “Titulli i Kampionatit Europian do të ishte i dytë për mua në nivel kombëtar. Sigurisht që do të ishte jashtëzakonisht e rëndësishme. Nëse nuk do të ishte kështu, s’do isha kthyer, as nëse nuk do të besoja në fitore. Ky do të ishte një fund i bujshëm i karrierës sime, por sigurisht që e konsiderova edhe skenarin që nuk mund të funksiononte. Te Real Madrid nuk planifikova një fund më të suksesshëm. Tani po provoj të njëjtën gjë këtu pa u shkatërruar nëse nuk funksionon”, theksoi Toni.

DUELI ME RODRIN – “Ai është një nga lojtarët kyç te Mançester Siti dhe Spanjë. Rodri është dikush që nxjerr qetësi absolute dhe nuk është i prirur për gabime, edhe nën presion. I jep shumë një ekipi dhe së fundmi ka shënuar gola të rëndësishëm. Unë gjithashtu luaj në hapësirat të ngushta. Por mendoj se në thelb ka disa ngjashmëri mes nesh”.

JAMAL DHE MOSHA E TIJ – “Kjo është mjaft mbresëlënëse. Ai ishte lojtari më i rrezikshëm te Barcelona sezonin e kaluar. Ne jemi paralajmëruar patjetër dhe do të përpiqemi ta mbajmë atë dhe Niko Uilliams në kontroll të rreptë”, e mbylli Kros. Në rast se Gjermani eliminohet, kjo do të rezultonte ndeshja e fundit në karrierë si profesionist për mesfushorin, i cili e ka pohuar më herët se Kampionati Europian është aventura e fundit futbollistike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts