“Mesi ka 5 muaj që nuk luan”, shpërthen legjenda franceze: Ky është zhvlerësim i Topit të Artë









Topi i Artë i shtatë i fituar nga Lionel Mesi ka shkaktuar debate të shumta, aq sa deklaratat janë kthyer dhe në personale.

i

Ky është rasti i  Zhan-Pierre Papin, ish-sulmues i Marsejës, Bajern Mynih dhe Milan dhe fitues i Topit të Artë në 1991. Francezi eshtër revoltuar shumë duke u shprehur:

“Mesi nuk ka luajtur për pesë muaj. Shoh që nuk flitet për të. dhe sinqerisht nuk e kuptoj pse. Qysh kur fitoi Kupen e Amerikes çfarë ka bere Mesi ne Paris? Ka shënuar një gol ne kampionat dhe tre ne Ligën e Kampionëve.

Nuk kam asgjë kundër tij, ai është një nga lojtaret me te mire ne histori, por këtë vit nuk e meritonte. Zgjedhja e Mesit si Topi i Artë 2021 nënkupton zhvlerësim të Topit të Artë sepse do të thoshte që ne nuk u japim më mundësi lojtarëve të tjerë për të fituar trofeun.

Dhe ju e dini se sa e vështirë është të bëhet mirë për një sezon të tërë, nuk është normale”, mbylli fjalën e tij ish-sulmuesi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.