Mesi kërkon të jetë më i titulluari i historisë/ Fiksimi i argjentinasit, do të parakalojë Dani Alveshin










Lionel Mesi nuk ka ndërmend që të ndalet në karrierën e tij të jashtëzakonshme dhe të mbushur me trofe. Dëshiron që ta plotësojë palmaresin e tij më të tjerë tituj, dhe pse jo me fanellën katalanase.

Mesi kupat

Në konferencën për shtyp, Leo përmendi disa herë ish-shokun dhe mikun e tij, Dani Alveshin, të cilin e uroi për medaljen Olimpike. Nisur nga kjo, ai tha se dëshiron të jetë lojtari me më shumë trofe të fituar në historinë e futbollit.

“Dua të fitoj një tjetër Champions dhe dua të parakaloj Dani Alveshin. Jam shumë afër, por duhet të fitoj akoma më shumë”, tha Mesi në konferencë. Sigurisht që diçka e tillë nuk është aspak e lehtë. Alvesh ka fituar 46 trofe, 3 me Bahian, 5 me Sevijen, 23 me Barcelonën, 2 me Juventusin, 6 me Parisin, 7 me Brazilin dhe një me Sao Paolon.

Nga ana e tij, Mesi ka fituar 38 tituj, 35 me Barcelonën, 3 me kombëtaren argjentinase. Kjo do të thotë se e ndajnë 8 tituj nga arritja e shifrës së tij. Leo duhet të shkojë në një ekip që të fitojë sa më shumë trofe për vitet e ardhshme, por me shumë mundësi ai nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë të luajë futboll edhe më vonë. Dëshira e tij për të koleksionuar sa më shumë trofe për t’u bërë i pari në histori.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *