Mesi: Siti luan futbollin më të bukur, Reali është klubi më i mirë në botë

































I relaksuar, i fokusuar në “Copa América” dhe duke shijuar jetën e tij në Florida, Lionel Mesi ka dhënë një intervistë për “Infobae” në hotelin “Le Méridien”, vetëm 15 minuta nga qendra stërvitore e Inter Majamit ku kombëtarja e Argjentinës është e grumbulluar për përgatitjet e saj për Kupën e Amerikës që do të mbahet nga data 20 qershor deri më 15 korrik në Shtetet e Bashkuara.mesiGjatë një bisede 50-minutëshe, Mesi ishte transparent: u emocionua kur kujtoi gjyshen e tij Selia Oliveira Kuçitini, u argëtua kur përmendi grupet e rrjeteve sociale në të cilat ai merr pjesë, pavarësisht se nuk ua mbante emrat, dhe foli për futbollin e luajtur.

U bë kohë që jetoni në Majami. A ju bën përshtypje vetja atje, ndryshe nga Europa?

E vërteta është se ne nuk dalim shumë. Ne jetojmë në zonën ku ndodhet klubi dhe kemi një udhëtim të shkurtër për në Majami. Ne dalim, kemi por rrallë. Nuk mund të them se e njoh mirë Majamin.

Pikërisht këtu ku po qëndroni Argjentina po përgatitet për Kupën e Amerikës. Besoj se shkoni si favoritë nuk ka dyshim…

Mendoj se Argjentina është gjithmonë favorit, përtej faktit që ne jemi fitues në fuqi. Argjentina gjithnjë ka qenë favorite. Kur fillon një kampionat, qoftë ai kampionat botëror, Copa América apo çfarëdo tjetër, Argjentina është një kandidate ashtu si Brazili. Por mendoj se sot skuadrat e Amerikës së Jugut janë shumë të forta.

Jeni shprehur gjithmonë se Kombëtarja është vendi juaj më i mirë ose se jeni të lumtur në Kombëtare…

Padyshim, pasi ke fituar dhe ke arritur të gjithë objektivat në nivel kombëtar, përjetohet ndryshe, me një qetësi tjetër. Gjithçka përreth përjetohet gjithashtu në një mënyrë tjetër. Vetëm nuk harroj faktin se ky grup që ka fituar gjithçka është kritikuar se ka arritur në finale, por nuk ka qenë kampion. Unë mendoj se është e mrekullueshme të luash një finale, edhe nëse nuk e fiton. Por fakti i fitores, padyshim, siç e thashë edhe më parë, të jep një plus.

Keni thënë se nuk e keni parë më finalen e Botërorit 2022…

Jo, nuk e kam parë.

Nuk do ta shohësh?

Për momentin jo. Jam i fokusuar të shoh atë që nuk e di çfarë më ofron e ardhmja.

Por të paktën je i vetëdijshëm që je kampion bote…?

Po, këtë po, sepse diçka duket sikur ka ndryshuar. E vetmja që nuk ndryshon është koha që nuk ndalet.

Përse?

Sepse jeta vazhdon. Më duhej të vazhdoja në Paris, më duhej të jetoja këtu dhe të vazhdoja të përpiqesha të arrija gjëra, të fitoja. Tani kemi një sfidë tjetër me Kombëtaren, që të mund të provojmë të fitojmë një “Copa América”.

A flisni me Guardiolën? Sepse është një tjetër që thotë që është Mesi, pastaj Mesi, pastaj Mesi…

Nuk kam folur me Pep për një kohë të gjatë, por kam folur në disa raste, kemi kryqëzuar rrugët, kemi luajtur Paris kundër Sitit së fundmi.

Cili është ekipi më i mirë në botë për ju sot? A ka një?

Skuadra më e mirë, nëse duhet të themi, është Madridi, sepse janë kampionët e fundit të Champions League. Nëse flisni me rezultate, është Madridi, nëse flisni me lojë, mua personalisht më pëlqen Siti i Guardiolës dhe mendoj se çdo skuadër ku është Guardiola do të jetë e veçantë për mënyrën se si ai është, mënyra se si stërvitet dhe mënyra se si punon. Ai i bën ekipet e tij të luajnë në mënyrë të pabesueshme. Në nivelin e lojës për mua, Siti është më i miri, si rezultat Madridi.

Keni shkuar ndonjëherë në terapi apo te psikologu?

E vërteta është se kur isha në Barcelonë shumë kohë më parë shkova. Nuk e kisha provuar kurrë, isha shumë ngurrues për të gjitha këto. Nuk më pëlqeu. Unë jam një person që mbaj gjithçka brenda dhe ha të mirën dhe të keqen. E vërteta është se kur shkova ishte shumë mirë për mua, më pëlqeu shumë, më ka ndihmuar shumë. Por më pas ndalova dhe nuk… nuk shkova më.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts