Mesi te Interi? Ish-sulmuesi zikaltër: Ikën Lukaku, por vjen njëri që nuk është aspak keq










Ku do të shkojë Lionel Mesi? Kjo është pyetja që të gjithë po bëjnë pasi kanë mësuar largimin e sulmuesit nga Barcelona. Në rrjet ka hipoteza nga më të ndryshmet pasi çdo klub do të dëshironte të kishte një futbollist të tillë. Një hipotezë një vit më parë ka qenë edhe Interi dhe tashmë me largimi e tij nga katalanasit, spekulimet dhe ëndrrat e zikaltërve kanë rinisur nga e para.

mesi inter

Rreth një hipoteze të tillë është pyetur edhe një emër legjendar i Interit, Sandro Macola. Ish-sulmuesi është pyetur se çfarë mendonte nëse Mesi do të zgjidhte pikërisht Interin si destinacionin e radhës të karrierës së tij.

“Mesi te Interi? Sipas meje do të ishte diçka e madhe. Në këtë pikë nuk mban Lukakun, por vjen njëri që them se nuk është aspak i keq. Një sugjestionim i bukur? Shumë, të them të drejtën”, tha ai duke iu përgjigjur pyetjeve të “La Presse” rreth largimit të Mesit nga Barcelona dhe atij të Lukakut nga Interi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *