Mesi te PSG, Donarumës i shpëton goja dhe zyrtarizon argjentinasin










Xhixhio Donaruma nuk ka shkelur ende mirë te PSG por që tani bëhet protagonist i merkatos duke zyrtarizuar pa dashje Lionel Mesin si shokun e ri të skuadrës. Portieri italian, gjatë një interviste të dhënë për “Sky Sport”, nuk ka përmbajtur dot emocionin duke treguar se do të luajë me më të mirin në botë.

mesi donaruma

“Nuk është bërë ende zyrtare por mendoj se do të jetë shpejt. Jam shumë i lumtur që vjen këtu. Ai është i madh, më i forti në botë. Jam i emocionuar dhe i lumtur që do ta kem në skuadër”, theksoi portieri italian i cili u transferua gjatë verës te parisienët pasi refuzoi rinovimin me Milanin.

Ai u bë pjesë e një projekti të madh që synon të kthejë PSG në klubin më të fortë në Europë, me objektiv të qartë tashmë Ligën e Kampioneve. “Kam njohur skuadrën, është një grup shumë i bukur dhe më kanë pritur shumë mirë. Jam jashtëzakonisht i gëzuar që jam pjesë e tij. Shpresoj që të bëj sa më mirë që të jetë e mundur”, tha portieri italian.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *