“Mësim i teknologjisë nga klasa e parë”- Rama: Atyre që flasin për miliarda që i mori qeveria me një thes, duhet t’u themi…









rama shkolla tekonoliogjia

Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar futjen që në klasë të parë të mësimit të Teknologjisë, pas gjuhës së huaj angleze që është bërë prej këtij viti.

Siç futëm këtë vit në klasën e parë Anglishten do fusim më tutje edhe mësimin e Teknologjisë që në klasën e parë duke, ama duke iu dhënë mundësi fëmijëve të kenë akses të drejtpërdrejtë me një mësim praktik jo thjesht teoritk, që do të thotë mjete të teknologjisë, sistem tërësor i mësimit të teknologjisë në mënyrë që të përgatisim shumë më tepër vajza e djem për një treg të madh global botëror ku mund të hyhet dhe punohet e fitohet shumë më teper se sa një rrogë kudo qoftë pa qenë nevoja fare për të lëvizur nga shtëpia”, u shpreh kryeministri.

Rama u angazhua se qeveria e tij do të shtojë financimet për të pasur siç tha ai biblioteka prej vërteti nëpër shkolla që do i shërbejnë jo vetëm nxënësve por gjithë komunitetit.

“Sikundër do të investojmë shumë seriozisht për të pasur biblioteka prej vërteti. Ato që kemi sot në shkolla s’janë biblioteka prej vërteti, por janë rafte të mbushura pjesërisht në mënyrë shumë modeste ndërkohë që është plotësisht e mundur që bibliotekat në shkolla të jenë jo vetëm për nxënësit por edhe për komunitetin për ata që duan të ruajnë dhe forcojnë kontaktin me librin”.

Deklaratat Rama i bëri nga Kombinati, në shkollën dhe kopshtin “Lasgush Poradeci” tani e transformuar pas tërmetit, gati për të pritur 1200 nxënës dhe 120 fëmijë me kushte dhe ambjente më të mira mësimdhënieje.

Këtu, kryeministri dha edhe një mesazh për të gjithë zërat “kritikë” me fondet e rindërtimit të partnerëve të huaj.

Për ata që flasin edhe pse s’kanë asgjë për të thënë e s’dinë se ça flasin sa i përket zbatimit të projekteve të gjitha projektet e financuara nga gjithë parntertët që nga BE deri te qeveria e Katarit që na ka mbledhur këtu sot me këtë projekt fantastik janë financime të admnistruara nga ata vetë.

Atyre që vijojnë flasin për miliarda që i mori me një thes qeveria e Shqipërisë duhet t’u themi që asnjë qindarkë e atyre investimeve të bëra nga qeveria e Shqipërisë nuk është një qindarkë e partnerëve e asnjë qindarkë e partnerëve s’është e adminsitruar nga qeveria

Partnerët kanë vënë në dispozicion fondet janë bërë projektet kanë bërë garat kanë vendour fituesit e kanë lidhur kontratat e qeveria me bashkite thjesht e ka shoqëruar këtë proces duke u garantuar që projektet janë të duhurat duke bërë oponencat e nevojshme në nivelin e bashkive ku janë miratuar lejet e ndërtimit e kaq, gjithë pjesa tjetër është një punë duke bashkuar forcat e duke përcaktuar shumë mirë kufijtë ku secili ka marrë përsipër të bëjë një pjesë të punës”, tha Rama.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.