Mësoi se ia kishte shitur vajzën për prostitucion, 60-vjeçari amerikan masakron me thikë të riun

John Eisenman, 60 vjeç është dënuar për vrasje të shkallës së parë dhe po mbahet kundrejt një garancie prej 1 mln dollarësh në burgun e qarkut Spokane. Ai akuzohet se ka vrarë të dashurin e vajzës, kur mësoi se ai e kishte shfrytëzuar të bijën për prostitucion. Trupi i 19-vjeçarit është gjetur i pajetë brenda një makine të braktisur në East Everett Avenue.

Në nëntor, një muaj para se të kryente krimin babai i vajzës kishte mësuar se i dashuri i kishte shitur të bija për 1000 mijë dollarë për trafik prostitucioni në Seatwl, sipas njoftimit të policisë.

Ai kishte arritur të shpëtonte të bijën dha ta kthente në shtëpi po atë muaj.

Më pas 60-vjeçari kishte pyetur për vendin ku jetonte djali, e kishte gjetur, marrë me forcë dhe vendosur në bagazhin e një makine. Ai nisi ta godiste më pas me tullë në kokë, ndërsa në trup me thikë.

Më pas burri kishte çuar makinën në një zonë të largët, aty dhe ku është gjetur dhe e kishte braktisur me trupin e të riut brenda.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *