Messi do të largohet nga PSG

messi do te largohet nga psg

messi do te largohet nga psg

19:41 01/06/2023

Galtier: Ndaj Clermont do jetë ndeshja e tij e fundit

Lionel Messi po kalon ditët e fundit si futbollist i Paris Saint-Germain. Këtë e ka konfirmuar vetë trajneri i ekipit Christophe Galtier në konferencën para ndeshjes së fundit të kampionatit me Clermont.

“Pata privilegjin të stërvisja lojtarin më të mirë në historisë së futbollit. Të premten do të jetë ndeshja e fundit e Lionel Messi në Parc de Princes. Shpresoj që të pritet në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Galtier.

Galtier kujtoi kontributin e dhënë nga Messi te Paris.

“Në sezonin e parë duhej të përshtatej, pasi ishte hera e parë larg Barcelona. Në këtë aktualin ishte një element i rëndësishëm. Kritikat ndaj tij nuk janë të justifikuara”, u shpreh ai.

Gjatë javëve të fundit është folur shumë për të ardhmen e Messi. Argjentinasi pati një ofertë me një pagë qindra milionë dollarë nga Arabia Saudite, rikthimi i mundshëm te Barcelona e deri tek ideja për të luajtur në Amerikë te Inter Miami. Messi i cili më 24 Qershor do të mbushë 36 vjeç këtë verë duhet të zgjedhë të ardhmen e tij.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts