Mësuesi gjen kobrën helmuese në çantën e nxënëses

11:23 25/09/2022

Një mësues në Indi u tmerrua teksa nxori nga çanta e nxënëses së tij një gjarpër kobra.

Regjistrimet e kamerave tregojnë mësuesin që shkon drejt çantës së vajzës, zbërthen zinxhirin dhe zbraz gjithë ç’ka brenda, së bashku me gjarprin vdekjeprurës.

Nxënësja, Uma Rajak, nuk e dinte se gjarpri ishte futur në çantën e saj deri në momentin kur e hapi për të nxjerrë librat dhe u tmerrua për vdekje.

Fatmirësisht, asnjëri prej të dyve nuk u lëndua nga kobra, helmi i të cilit është aq i fuqishëm sa mund të vrasë 20 njerëz me një kafshim të vetëm. Gjarpri rrëshqiti tutje, duke lënë pas mësuesin dhe nxënësen të tmerruar për çfarë iu kishin parë sytë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *