Mësuesi në Divjakë krijon ‘muzeun’ e fluturave, shkrimtari: Vizitohet nga mijëra turistë, por nga asnjë deputet dhe ministër

mesuesi ne divjake krijon muzeun e fluturave shkrimtari vizitohet nga mijera turiste por nga asnje deputet dhe minister
mesuesi ne divjake krijon muzeun e fluturave shkrimtari vizitohet nga mijera turiste por nga asnje deputet dhe minister

Në Divjakë është ngritur ‘muzeu’ i fluturave, në të cilat janë mbi 150 lloj të ndryshme fluturash. Ky muze është ngritur falë pasionit të mësuesit të biologjisë, Altin Hila.

Ndërkohë, shkrimtari Balil Gjini thekson se ky vend i veçantë vizitohet nga mijëra turistë, shqiptarë dhe të huaj, por nga asnjë deputet apo ministër.

“Muzeu i fluturave, në Divjakë. Një kuturusje gjithë pasion e një mësuesi biologjie me emrin Altin Hila. Janë mbi 150 lloje të ndryshme fluturash. I vizituar nga qindra e mijëra turistë të huaj dhe asnjë nga deputetët, apo ministrat e këtij vendi. Sigurisht do t’ia vlente të ishte një muze kombëtar. Por interesimi i njerëzve që e kanë në dorë këtë është zero.

Mua më interesonte të shihja këto tri lloje fluturash.
Fito 1: njihet si Santa Tereza, apo kali i shtrigave. Merreni me mend: kjo lloj karkalece (kaq karkacule) vret mashkullin pas aktit seksual.
2. Shpirtrat e të vdekurve: e ngjashme me fluturat me sy palloi. Në shumë vende ekziston bestytynia se këto flutura janë pikërisht shpirtrat e të vdekurve.
3. Flutura bletë. Hajdute e paparë. Pëson shndërrime e mutacione të jashtëzakonshme, gjersa arrin të mashtrojë bletët, të futet në kosheret e tyre dhe të hajë mjaltin.”, shkruan Balil Gjini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts