“Mësuesit ‘elektoralë’ kanë mbetur pa rroga”/ Denoncimi i PD: Provat për vjedhjen e zgjedhjeve duke përdorur burimet shtetërore janë kudo






Albana Vokshi ka denoncuar sot atë qe e quan provë për vjedhje të votave në 25 prill. Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se qeveria ka përdorur punësimet elektorale per te mbledhur vota.

albana vokshi pd arsimi

Kandidatja e PD per qarkun Tirane ka sjellë rastin e dy gjimnazeve në Fier, duke deklaruar se mësuesit e punësuar gjatë periudhës elektorale tashme kanë mbetur pa rroga.

“Mësuesit e marrë në punë për zgjedhje ne shkollat e Fierit kanë mbetur pa rroga. Ata nuk ishin parashikuar në buxhet dhe sot nuk paguhen dot, sepse janë jashtë organikës. Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës. Ky skandal elektoral dhe nëpërkëmbje e dinjitetit njerëzor ka ndodhur në, të paktën, 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit”, shkruan Vokshi.

Denoncimi i Albana Vokshit

Provat për vjedhjen e zgjedhjeve duke përdorur burimet shtetërore janë kudo.

Duhet që 3 prej anëtarëve të #KAS të mos i binden më Ramës, por ligjit dhe #masakra #elektorale do të provohet edhe zyrtarisht. Një nga provat për të cilat KAS duhet të marrë informacion janë #punësimet #elektorale.

Mësuesit e marrë në punë për zgjedhje ne shkollat e Fierit kanë mbetur pa rroga. Ata nuk ishin parashikuar në buxhet dhe sot nuk paguhen dot, sepse janë jashtë organikës. Janë vetëm punësime të përkohshme elektorale në këmbim të votës. Ky skandal elektoral dhe nëpërkëmbje e dinjitetit njerëzor ka ndodhur në, të paktën, 2 gjimnaze të Fierit, në shkollën e muzikës “Jakov Xoxa” dhe në shkollat e mesme të bashkuara në Kafaraj, Povelçë e Cakran të Fierit.

Këtë muaj #mësuesit “elektoralë” do të mbeten pa rroga, pasi u është thënë se fondi limit mujor është tejkaluar.

Nisja e këtij mandati të paligjshëm me mashtrim, keqtrajtim, dhe braktisje për mësuesit na tregon sesa e drejtë dhe e pazëvendësueshme është beteja jonë për ndryshimin dhe #zgjedhjet e #lira e të #ndershme.

#Zgjedhjetëliraetëndershme

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *