Meta del në mbështetje të partisë së Gruevskit: Pres që VMRO-DPMNE të fitojë zgjedhjet

meta del ne mbeshtetje te partise se gruevskit pres qe vmro dpmne te fitoje zgjedhjet
meta del ne mbeshtetje te partise se gruevskit pres qe vmro dpmne te fitoje zgjedhjet

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta është shprehur i bindur se partia opozitare VMRO-DPMNE do të jetë fituese në zgjedhjet e ardhshme në Maqedoninë e  Veriut.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta shkruan se ishin vizioni dhe politikat e partisë së Nikola Gruevskit ato që e shndërruan Maqedoninë e Veriut, vendin e 10-të në botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja.

Kreu i PL shkruan se vendi fqinj do të vijojë i sigurt rrugën për integrimin euroatlantik, dhe se një garanci kyçe për këtë, pa dyshim që do të jenë shqiptarët.

Postimi i plotë:

Fitorja e pritshme e VMRO-DPMNE në zgjedhjet e afërta do t’i japë një dimension të ri zhvillimit ekonomik të Maqedonisë së Veriut në të ardhmen nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e saj.

Të mos harrojmë se vizioni dhe politikat e saj në qeverisje e shndërruan Maqedoninë e Veriut, vendin e 10-të në botë dhe të 5-të në Europë për klimën e biznesit dhe investimet e huaja.

Falë vizionit të VMRO-DPMNE, Maqedonia e Veriut shpërtheu për rritjen e bujqësisë dhe blegtorisë duke e nisur me 10 milionë euro financim në vit e duke e çuar në 200 milionë euro.

Ekipi i ri i VMRO-DPMNE besoj se ka mësuar mjaftueshëm nga gabimet e bëra në të kaluarën dhe pasojat e nepotizmit, të cilat eklipsuan arritjet e jashtëzakonshme ekonomike dhe sociale.

Maqedonia e Veriut do të vazhdojë të ecë e sigurt në rrugën euro-atlantike dhe përsëri shqiptarët do të jenë garancia kyçe për këtë!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts