Meta kundër ligjit për Mjekësinë: Rama kërkon që dështimin në shëndetësi t’ua hedhë në kurriz studentëve

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka reaguar për projektligjin për studentët e mjekësisë, duke theksuar se pengmarrja e diplomave është një vendim arbitrar dhe po ashtu antikushtetues.

Meta shprehet se qeveria me vendimin e marrë, kërkon që krizën e “Shëndetësisë Falas” që u premtua para 10 vitesh dhe kolapsin e plotë, t’ua hedhë në kurriz studentëve të Mjekësisë.

Statusi:

Pengmarrja e diplomave është një vendim shumë arbitrar, është një vendim antikushtetues dhe mbi të gjitha është një vendim, i cili kërkon që krizën e “Shëndetësisë Falas” që u premtua para 10 vitesh dhe dështimin dhe kolapsin e plotë të të gjithë sistemit shëndetësor, për të cilin ka vetëm një emër që është Edi Rama dhe qeveria e tij, t’ua hedhin në kurriz studentëve të Mjekësisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts