Meta me këshilltarët e PL në Këshillin Bashkiak të Tiranës: Problemet e qytetarëve do t’i nënshtrohen menjëherë llogaridhënies së vazhdueshme

meta me keshilltaret e pl ne keshillin bashkiak te tiranes problemet e qytetareve do ti nenshtrohen menjehere llogaridhenies se vazhdueshme

TIRANË

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar sot me këshilltarët e kësaj force në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Meta shkruan se janë diskutuar çështjet tepër kritike me të cilat përballen sot qytetarët në Tiranë dhe shqetësimet në rritje të tyre, teksa theksoi se do t’i nënshtrohen menjëherë llogaridhënies së vazhdueshme.

POSTIMI I PLOTË
Ishte kënaqësi takimi sot me Grupin e Këshilltarëve të Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

U diskutuan gjerësisht çështjet tepër kritike me të cilat përballen sot qytetarët në Tiranë dhe shqetësimet në rritje të tyre, që lidhen drejtpërsëdrejti me keqadministrimin dhe shpërdorimin ekstrem të taksave të qytetarëve nga Bashkia e Tiranës.

Këto çështje do t’i nënshtrohen menjëherë llogaridhënies së vazhdueshme dhe verifikimit me shumë përgjegjësi e vendosmëri nga Këshilltarët e Partisë së Lirisë.

Urime dhe suksese drejtuesve të sapozgjedhur të Grupit të Këshilltarëve, Kryetarit Endrit Braimllari, Nënkryetarit Genc Gjokutaj dhe Sekretares Eriona Bixha.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts