Meta me tone të larta nga Pallati i Kongreseve: Nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe me 7×7=42

meta me tone te larta nga pallati i kongreseve nuk fitohet duke fjetur gjume dhe me
meta me tone te larta nga pallati i kongreseve nuk fitohet duke fjetur gjume dhe me

Ashtu siç ishte parashikuar, Edmond Haxhinasto, kryetar i Komitetit Drejtues Kombëtar ka hapur sot punimet për Konventën Kombëtare të Partisë së Lirisë.

Ai sqaroi se rreth 90 delegatë ishin të pranishëm dhe pjesa tjetër ishin online. Mes të tjerash ai ka prezantuar të pranishmit. Në podium u ngjit shumë shpejt Meta, i cili foli me tone të forta nga Pallati i Kongreseve.

“Mondi faleminderit që më ke shoqëruar me besnikëri në këto vite. Bëhu gati, hajde bëjmë stërvitje bashkë me Bedriun dhe Klevisin. Të më shoqërosh dhe 26 vite të tjera. I përshëndes delegatët e Fushë-Arrëzit, që fituan ndaj mafias. Ju ftoj që të ngrihemi në këmbë dhe përshëndesim atë vajzë dhe ata djem të shkëlqyer. Nuk fitohet duke fjetur gjumë dhe duke bërë llogari 7×7 baras 42.”, tha Meta.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts