Meta merr ftesën e liderit të opozitës turke për të vizituar Stambollin: E pranova me kënaqësi, forcimi i miqësisë mes dy vendeve interes i dy popujve






Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në presidencë kryetarin e Bashkisë së Maltepe në Turqi Ali Kiliç.

277168650_514944070000833_6947080317624019315_n

Meta thotë se kanë folur për marrëdhëniet mes dy vendeve ndërsa shton se ai i ka përcjellë ftesën e liderit të opozitës turke për të vizituar Stambollin.

“Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Bashkisë së Maltepe të Turqisë, z.Ali Kiliç, me të cilin patëm një diskutim të frytshëm mbi marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Më përcolli përshëndetjet e ngrohta të Liderit të Opozitës në Turqi, Kryetarit të Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu, si edhe ftesën e tij për të vizituar së afërmi Turqinë, të cilën e pranova me shumë kënaqësi.

Forcimi i miqësisë së sinqertë midis dy vendeve tona është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë!”, shkruan Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.