Meta prezanton Kristian Kinën, kreun e ri të LRI: Sa më shumë të rinj në Kuvendin e ardhshëm

meta prezanton kristian kinen kreun e ri te lri sa me shume te rinj ne kuvendin e ardhshem
meta prezanton kristian kinen kreun e ri te lri sa me shume te rinj ne kuvendin e ardhshem

Me anë të një video në Facebook kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka prezantuar kryetarin e ri të Lëvizjes Rinore për Integrim, Kristian Kina.

Ky i fundit është pedagog në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Për disa vite ka qenë Kryetar i Senatit të studenteve.

Kina është anëtar i kryesisë së Partisë së Lirisë dhe anëtar i këshillit bashkiak të Fierit. Kina i cili aktualisht është pedagog në Fakultetin Ekonomik dhe njëkohësisht dhe anëtar i Këshillit Bashkiak Fier është një model frymëzimi për të gjithë të rinjtë shprehet kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Meta premtoi se në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë do të ketë më shumë të rinj. “Kënaqësi e veçantë ta nisja sot ditën me Kristian Kinën, kryetarin e ri të Lëvizjes Rinore po diskutonim për programin e tij mjaft ambicioz për ta shndërruar Lëvizjen Rinore për Integrim në platformën më të rëndësishme të të rinjve në vendin tonë, siç ka qenë. Dhe ai do të ketë mbështetjen time dhe të gjithë Partisë së Lirisë, në këtë drejtim në mënyrë që Partia e Lirisë jo vetëm të krenohet, jo vetëm me shumë këshilltarë të rinj dhe të reja që ka zgjedhur në pushtetin vendor, një prej të cilëve është dhe Kristiani por që në kuvendin e ardhshëm të kemi shumë Erisa Xhixho që luftojnë për të drejtat e të rinjve dhe të rejave që janë modele frymëzuese për pjesëmarrjen, për angazhimin dhe për idetë e reja që sjellin në politikën shqiptare.”, tha Meta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts