Meta tregon kur do të lërë Presidencën për t’u rikthyer në LSI: Nuk u morën masat e duhura për parandalimin e krimit të rëndë zgjedhor



Presidenti Ilir Meta bën me dije se në 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve.

Meta8

Kujtojmë që 24 korriku i vitit 2022 shënon fundin e mandatit 5-vjeçar të Ilir Metës si President.

Në deklaratën e bërë nga zëdhënësi Tedi Blushi, kreu i shtetit falënderon gjithashtu kryetaren e LSI-së për reflektimin, pak pasi Monika Kryemadhi kërkoi ndjesë për djegien e mandateve.

Meta po ashtu ka shprehur keqardhje për tjetërsimin masiv të votave, por shton se një gjë e tillë ishte e pritshme duke shtuar se nuk u morën masat për parandalimin e krimit të rëndë zgjedhor.

Deklarata e plotë

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta falenderon Kryetaren e LSI, znj.Monika Kryemadhi për reflektimin e saj lidhur me lënien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve vendore, që e mbifuqizuan pushtetin e Kryeministrit dhe i lehtësuan bërjen e shumë ligjeve korruptive me porosi dhe në interes vetëm të oligarkëve dhe blerjes së zgjedhjeve.

Presidenti Meta vlerëson fushatën e ndershme dhe model të LSI dhe sidomos rreth 110 mijë qytetarët, të cilët i rezistuan presionit të mafies, bandave, diskriminimit mediatik, survejimit dhe presioneve policore.

Presidenti Meta shpreh keqardhjen për tjetërsimin masiv të votave, por kjo ishte e pritshme, për më tepër, që nuk u morrën masat e duhura për parandalimin e këtij krimi të rëndë zgjedhor.

Presidenti Meta në respekt të sakrificave për demokracinë, që ka bërë LSI, i njofton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj se më 24 korrik 2022 do të rikthehet për të marrë kartën e anëtarësisë së LSI dhe do t’u bashkohet përpjekjeve të të rinjve dhe të rejave për Shqipërinë e Shqiptarëve.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *