
Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për ngjarjet e ‘nxehta’ të ndodhura gjatë verës. Duke nisur nga ‘Metamorfoza’ si edhe aksionet e SPAK.
Gjatë bisedës në studio me gazetaren Nisida Tufa se dosja ‘Metamorfoza’ mund të sjellë fakte të reja dhe gjithashtu emra të tjerë që mund të jenë përballë drejtësisë.
[embedded content]
“Nga informacionet që kam, pranë autoriteteve shqiptare kanë ardhur të gjitha komunikimet që kanë pasur. Mendoj se do të ketë në nivele të larta ish-kryetarë bashkish, kryetarë që do të vihen në një masë arresti. Ka një frikë të madhe, patjetër. Është duke u parë me shumë vëmendje.
[embedded content]
Në kuadër të operacionit “Metamorfoza” nuk u përmend Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur. Ardhja e të gjitha të dhënave nga SKY mund të japë një dritë të re të hetimeve, tha gazetarja Lala, duke shtuar: “Aleks Ndreka (Deda), nëse vendos të rrëfehet mund të japë detaje të forta. Është një personazh që duhet të ketë vëmendje më të madhe. Duhet të merret një dëshmi e leksit të Druve siç i thonë ndryshe”.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al