“Mezi pres ta takoj”, Meghan Markle dhe Kate Middleton lënë pas mëritë dhe konfliktet

Meghan Markle dhe Kate Middleton duket se kanë lënë në të shkuarën të gjitha mëritë dhe keqkuptimet që kanë pasur më herët dhe kanë vendosur që të pajtohen.

Së fundmi, një burim tha për prestigjiozen “US Weekly” se Meghan dhe Kate po shkojnë shumë mirë dhe kanë komunikuar gjatë me njëra-tjetrën kohët e fundit.

Burimi shton se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë kurrë kaq e aftërt sa është tani.

Meghan

Për hir të familjes, ato po rregullojnë marrëdhënien e tyre. Bëhet e ditur se Dukeshat kanë folur me njëra-tjetrën që pas lindjes së Lilibet.

E ndërsa kunatat janë pajtuar, duket se nuk po ndodh e njëjta gjë me Princin William dhe Princ Harry-n. Dy vëllezërit vazhdojnë të mos kenë të njëjtin komunikim dhe marrëdhënie si dikur.

Kujtojmë se pas ardhjes në jetë së të voglës së Meghan-it dhe Harry-t,  William dhe Kate kanë qenë ndër të parët që i kanë dërguar një dhuratë çiftit për lindjen e vogëlushes. ‘Us Weekly’ raporton se sapo Kate dhe William u informuan për lindjen e vogëlushes i dërguan Lilibet një dhuratë.

Më herët, gjatë vizitës në një shkollë në Cornwall gjatë samitit të G7, Dukesha e Kembrixhit tha se mezi po priste ta takonte vogëlushen e Harry-t dhe Meghan-t.

“Unë i uroj asaj të gjitha të mirat, mezi po pres ta takoj sepse ende nuk e kemi takuar, kështu shpresojmë që së shpejti”, është shprehur Kate.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *