“Mezi pres të punoj me qeverinë e re të Serbisë”- Deklaratat e Borrell shkaktojnë reagime të shumta! Ironizon deputeti gjerman: Seriozisht?!

mezi pres te punoj me qeverine e re te serbise deklaratat e borrell shkaktojne reagime te shumta ironizon deputeti gjerman seriozisht































Urimi që përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, i bëri Millosh Vuçeviç për zgjedhjen në postin e kryeministrit të Serbisë ka shkaktuar reagime të shumta.

borrell

“Mezi pres të punoj me ju, Ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç dhe anëtarët e tjerë të qeverisë, në mënyrë që Serbia të ecë përpara në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar në rrjetet sociale diplomati evropian.

Por kjo ka bërë që të reagojnë deputeti gjerman, Michael Roth si dhe ish-Ministri i Jashtëm malazez, Miodrag Vlahoviç, duke marrë parasysh se në qeverinë serbe gjenden dy ministra të sanksionuar nga SHBA-ja për korrupsion.

“Serbia dëshiron të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian. E vërtetë. Por qeveria e re e Serbisë? Seriozisht?”, ka ironizuar Roth.

E pabesueshme, absurde dhe qesharake e ka cilësuar ish-zyrtari malazez urimin e Borrellit.

“Ky është, në fakt, një shembull i përsosur i politikës krejtësisht të kotë dhe thellësisht të paaftë të burokratëve të BE-së ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor. ‘Për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së’?! Është një kabinet LUFTE, pro-rus! E turpshme”, ka shkruar ish-kryediplomati malazez në platformën X.

Kujtojmë se Departamenti amerikan i Shtetit ka vendosur sanksione për Aleksandar Vulin (zëvendëskryeministër) dhe Nenad Popoviç (ministër pa portofol).

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts