Mianmar: Junta thotë se Aung San Suu Kyi do të dalë në gjykatë

Kreu i qeverisë ushtarake të Mianmarit tha të shtunën se udhëheqësja e përmbysur Aung San Suu Kyi është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të paraqitet në gjykatë në ditët në vijim.

“Është në shtëpinë e saj dhe e shëndetshme. Ajo do të dale në gjykatë brenda pak ditësh,” tha udhëheqësi i juntës Min Aung Hlaing në një intervistë virtuale të 20 majit me televizionin Phoenix me bazë në Hong Kong, pjesë të së cilës u transmetuan të shtunën. Ishte intervista e tij e parë që nga përmbysja e Suu Kyi-së më 1 shkurt.

Zonja Suu Kyi po përballet me akuza të shumta penale, përfshirë mbajtjen pa leje të radiove të dorës, shkeljen e kufizimeve të COVID-19, shkeljen e ligjeve të telekomunikacionit dhe nxitjen e trazirave publike. Ajo gjithashtu është akuzuar nga junta ushtarake për marrjen e 600,000 dollarëve në pagesa të paligjshme.

Grushti i shtetit shkaktoi krizë në vendin e Azisë Juglindore që solli si rezultat demonstrata vdekjeprurëse anti-juntës dhe përplasje midis grupeve të armatosura etnike dhe juntës në pushtet.

Një grup i tillë, Ushtria e Pavarësisë Kachin, sulmoi një postë të ushtrisë të shtunën herët në rajonin Sagaing, sipas raporteve të medias lokale. Një zëdhënës i grupit konfirmoi për agjencinë e lajmeve Reuters sulmin me por nuk dha detaje.

Drejtuesit e juntës janë përpjekur të justifikojnë grushtin e shtetit duke thënë se zgjedhjet e 8 nëntorit, të fituara nga Lidhja Kombëtare për Demokraci e udhëheqëses Suu Kyi, ishin të manipuluara, një akuzë që komisioni zgjedhor e hodhi poshtë.

Protestuesit kanë kërkuar kthimin e qeverisë civile që udhëhoqi 10 vjet reformash demokratike nën vëzhgimin e zonjës Suu Kyi.

Në një fushatë për të shuar protestat, qeveria ka vrarë më shumë se 800 protestues dhe kalimtarë, sipas Shoqatës së Ndihmës për të Burgosurit Politikë, e cila monitoron numrin e viktimave dhe arrestimeve.

Kur ushtria rrëzoi qeverinë e Lidhjes Kombëtare për Demokraci të zonjës Suu Kyi, ajo arrestoi Suu Kyi-në dhe Presidentin Win Myint, si dhe vendosi ligjin ushtarak në të gjithë Mianmarin/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *