Mianmar, junta ushtarake dënon me vdekje 16 kundërshtarë të puçit

Junta ushtarake në Mianmar ka dhënë dënime me vdekje për 16 kundërshtarë të grushtit të shtetit ushtarak, i cili u krye më 1 shkurt të këtij viti.

Në Gjykatën Ushtarake u mbajt seanca përfundimtare mbi aktakuzën me të cilën 16 demonstrues ngarkohen për përfshirje në vrasjen e tre bashkëpunëtorëve të ushtrisë së Mianmarit gjatë protestave anti-grusht shteti më 15 mars në Yangon.

Gazeta “Myanmar Now” raporton se gjykata në Yangon në aktvendim theksoi se është dëshmuar përfshirja e të akuzuarve në vrasjen e trefishtë dhe se u është shqiptuar dënimi me vdekje. Familjet e të dënuarve theksuan se vendimet janë të një natyre politike dhe se nuk mbështeten në prova konkrete.

Grushti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit kreu grusht shteti më 1 shkurt të këtij viti dhe mori pushtetin në vend. Ushtria shpalli gjendje emergjente njëvjeçare dhe arrestoi drejtuesit e qeverisë, duke përfshirë udhëheqësen e Mianmarit, Aung San Suu Kyi.

Protestat masive kundër puçit ushtarak filluan më 6 shkurt. Të paktën 883 njerëz humbën jetën gjatë ndërhyrjeve shtypëse ushtarake. Junta ushtarake dënoi me vdekje gjithsej 41 protestues.

Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shumë vende, të tilla si Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Britania e Madhe, kanë dënuar fuqishëm grushtin e shtetit ushtarak në Mianmar.​​​​​​​//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *