Mianmar, liderja e rrëzuar nga pushteti për herë të parë del para gjykatës

Ish-liderja “de facto” dhe ministre e Punëve të Jashtme e Mianmarit, Aung San Suu Kyi e cila u përmbys nga pushteti pas grushtit ushtarak në vend për herë të parë është paraqitur fizikisht në gjykatë.

Avokatët e Aung San Suu Kyi të cilët kanë folur për faqen “Myanmar Now”, kanë thënë se përpara seancës gjyqësore kanë gjetur mundësinë të bisedojnë ballë për ballë për gjysmë ore me klienten e tyre dhe se Suu Kyi është mirë me shëndet.

Aung San Suu Kyi duke i dërguar popullit mesazh nëpërmjet avokatëve të saj, ka thënë se Partia Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD) është themeluar për interesat e popullit dhe se partia e saj do të ekzistojë për sa kohë që ekziston populli.

Avokatët nuk kanë dhënë informacione të detajuara lidhur me gjykimin e Aung San Suu Kyi.

– Prej 3 muajsh nuk lejohej të takohej me avokatët

Që nga 1 shkurti kur u arrestua e deri më tani Aung San Suu Kyi nuk është lejuar të takohet me avokatët e saj ndërsa gjykimet zhvilloheshin nëpërmjet telekonferencës për arsye sigurie.

Avokatët kishin deklaruar se mundësia ishte e lartë për të sjellë për herë të parë në sallën e gjyqit në seancën të cilat janë shtyrë deri më sot për Aung San Suu Kyi.

Në seancën e mëparshme Suu Kyi u akuzua për shkelje të ligjeve të vendit për import dhe eksport, moszbatim të ligjit për menaxhimin e fatkeqësive kombëtare dhe përvetësim të parave si dhe shkelje të ligjit për sekretet shtetërore dhe marrjen e ryshfetit.

Gjykimi ndaj Suu Kyi është në vazhdim dhe nëse akuzat ndaj saj konfirmohen ajo do të dënohet me burgim deri në 26 vjet.

– Grusht shteti ushtarak në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Punëve të Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Deri më sot 818 persona e kanë humbur jetën si pasojë e ndërhyrjes së armatosur të ushtrisë së Mianmarit ndaj grupeve rebele dhe protestuesve kundër grushtit të shtetit.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë në arrest.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *