“Mianmar mund të bëhet epiqendra e re e COVID-19”

Për shkak të krizës humanitare dhe konflikteve të brendshme të përjetuara pas grushtit ushtarak në Mianmar, paralajmërohet se vendi mund të bëhet epiqendra e re e koronavirusit të ri (COVID-19).

Koordinatori i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Shoqërive të Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) për Shëndetin e Urgjencës për Azi-Paqësorin, dr. Abhishek Rimal tha se kriza politike që ka shkaktuar grusht i shtetit në Mianmar mund të nxisë edhe krizën e pandemisë.

“Vendet fqinje të Mianmarit kanë filluar të bëjnë përgatitje për masa parandaluese ndaj COVID-19 duke ndërtuar qendra të karantinës dhe testimeve në rajonet kufitare përballë flukseve të mundshme të refugjatëve”, tha Rimal duke shtuar se braktisja e shtëpive nga mijëra persona për shkak të konflikteve që vazhdojnë mes ushtrisë së Mianmarit dhe grupeve të armatosura kundërshtare mund të përhapin COVID-19 në të gjithë vendin.

Ai informoi se qytetarët e Mianmarit të cilët nga zonat e banuara janë strehuar në rajonet periferike janë larg mundësive shëndetësore. “Në rajon duhet të mbërrijnë sa më parë ndihma humanitare nëse nuk duam që pandemia dhe sëmundjet e tjera të arrijnë në pika të tmerrshme. Në të kundërtën Mianmari mund të bëhet epiqendër e re e COVID-19”, thekson Rimal.

Pasi 122 persona rezultuan pozitivë dje në testin e COVID-19 në Mianmar u regjistrua rritja më e lartë ditore e rasteve COVID-19 që nga shkurti e deri më tani.

Administrata ushtarake e Mianmarit shpalli karantinë në zonën Tonzang në rajonin Chin në të cilin u shënuan 50 prej rasteve të regjistruara dje.

Në Mianmar në testin për COVID-19 kanë rezultuar pozitivë 143.823 persona ndërsa si pasojë e virusit kanë humbur jetën 3.218 të tjerë.

Në vendin ku shumë punonjës shëndetësorë protestojnë kundër administratës ushtarake me mosbindje civile, testet dhe trajtimet për COVID-19 nuk mund të kryhen në masë të mjaftueshme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *