Mianmar, shkon në 217 numri i viktimave në protestat kundër grusht shtetit

Është rritur në 217 numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani në Mianmar si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë ndaj protestave kundër grushtit ushtarak dhe arrestimit të anëtarëve të qeverisë së zgjedhur.

Sipas raportit të publikuar nga Shoqata e Ndihmës për të Burgosurit Politikë (AAPP), në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 9 protestues duke rritur në 217 numrin e viktimave.

Ndër të tjera në raport thuhet se 1.872 persona ende mbahen në paraburgim.

Përderisa protestat kundër grusht shtetit vazhdojnë në shumë qytete të vendit, popullata në Yangon, Mandalay, Magway dhe Bago ka dalë nëpër rrugë për të dënuar grusht shtetin.

Në protestat e zhvilluara në Yangon, forcat e sigurisë kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe plumba plastikë ndërsa protestuesit u janë kundërpërgjigjur me gurë forcave të sigurisë.

Protestuesit në Yangon në një postim në median sociale kanë njoftuar se në shumë qytete ndërpritet shpeshherë lidhja e internetit.

Grusht shteti në Mianmar

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve nga grupet e afërta politike pranë saj për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe pas rritjes së tensioneve në vend, mori pushtetin më 1 shkurt.

Ushtria në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit ndërsa më pas arrestoi shumë zyrtarë dhe drejtues të tjerë të partisë në pushtet, përfshirë edhe ministren e Jashtme, njëherësh lideren e vendit, Aung San Suu Kyi.

Ndërkohë Turqia dënoi grushtin e shtetit, kritika dhe reagime të ndryshme erdhën edhe nga vende të ndryshme perëndimore.

Qytetarët e Mianmarit më 6 shkurt filluan protestat kundër grusht shtetit me kërkesën për kthimin në demokraci. Në ndërhyrjet e armatosura të forcave të sigurisë kanë humbur jetën mbi 200 protestues dhe vazhdon burgosja e mbi 1.500 personave të tjerë.

Në vend vazhdojnë protestat me pjesëmarrje të gjerë dhe gjykimet në gjykatat ushtarake për zyrtarët e nivelit të lartë nën arrest.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *