Michel Barnier shpall kandidaturën për president

21:20 27/08/2021

Ish-komisionari i BE-së dëshiron të jetë presidenti i ardhshëm i Francës

Ish-komisionieri i BE-së, Mishel Barnie, dëshiron të jetë presidenti i ardhshëm i Francës.

Ai shpalli kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022. Ish-negociatori 70-vjeçar i BE-së për Brexit është deputet dhe anëtar i partisë republikane.

Unë mora vendimin për të qenë kandidat për zgjedhjet presidenciale në prillin e ardhshëm,”  u shpreh  Michel Barnier.

Kam ndërmend të jem president i një France të bashkuar , për të siguruar respekt për francezët dhe për Francën. ” ka vijuar më tej ai.

Politikani francez deklaroi se ai dëshiron të udhëheqë Francën në një kohën mjaft të vështirë përballë një botë të rrezikshme e të paqëndrueshme.

Ish -ministri i Zhak Shirak dhe Nicolas Sarkozy njihet për aftësitë dhe përvojën  e  tij si ish -Komisionerit Evropian, por se sa do të jenë shanset e tij përballë kreut aktual të shtetit, Emanuel Makron këtë do ta tregojnë   zgjedhjet e 10 Prill 2022.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *