
14:59 07/11/2023
Von der Leyen ka kundërshtuar dhënien e afateve
Në takimin vjetor me ambasadorët e BE-së nëpër botë, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka këmbëngulur në vendosjen si afat të vitit 2030 për anëtarësimin e shteteve ballkanike në BE. Vendosja e këtij afati u kundërshtua me 16 Tetor në Tiranë nga presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen.
Michel ashtu si von der Leyen tha se një proces i bazuar në merita për reformat, por tashmë ka edhe një dimension gjeopolitik pasi Rusia vijon luftën kundër Ukrainës.
Sa i përket vitit 2030 presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen kishte deklaruar në Tiranë se nuk mund të ketë një datë të saktë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, pasi kjo nuk do të jetë asnjëherë e pranueshme për vendet anëtare.
Klan News